Pas shpalljes “Non Grata” të dy diplomatëve rusë nga republika e Kosovës ka reaguar Ambasada Ruse në Serbi.
Sipas arsyetimit të Ambasadës, Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë vendimi i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore.
“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.
Kujtojmë se pasiten e sotme, presidentja Vjosa Osmani njoftoi shpalljen “non grata” të dy diplomatët, të cilët kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.
“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes./albeu.com/