Shpërthen një fabrikë kimike në Rusi, 17 persona ndërrojnë jetë (VIDEO)

Një shpërthim zjarri në një fabrikë kimike në provincën perëndimore Ryazan të Rusisë i ka marrë jetën 17 personave.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, trupat e 16 personave u nxorën nga rrënojat, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital.

Sipas një burimi, të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, shkaku i shpërthimit ishin shkeljet gjatë procesit teknologjik. Sipas të njëjtit burim, ndërtesa është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën disa tonë nitrat në ndërtesë, e cila u hollua me ujë për të shmangur një tjetër shpërthim.

Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale  tha se familjet e viktimave do të kompensoheshin me  një milion rubla (12,219 euro). Guvernatori i rajonit Ryazan, Nikolai Lyubimov, shpalli 25 tetorin ditë zie dhe i bëri thirrje Ministrisë së Situatave të Emergjencës dhe autoritetit rregullator që të kryejnë inspektime të njësive industriale në rajon, të cilat prodhojnë produkte me rrezik të lartë./albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 09:14