Ushtari i ri i FSK-së shkon me uniformë tek varri i babait, përlot me fjalët për të

Dje është mbajtur ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK, ku në mesin e atyre që është betuar është edhe Isaj Ademi nga Drenasi. Ai është i biri i dëshmorit Maliq Ademi.

Dje kur edhe u bë pjesë e FSK’së, ai vizitoi varrin e babait me një veshje krejt ndryshe nga ajo që bën përherë, kur bën homazhe pranë varrit të tij.

Ai ka shkuar te varrezat me uniformë të FSK’së, derisa ka publikuar edhe një fotografi prej atje, duke shkruar disa fjalë prekëse për babain.

Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës!.

Postimi i plotë:

Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirie, nuk e dija peshen e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerzërve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë!

Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im!

Une të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohesh të tillë!

Shpresoj që do të jesh krenar me mua!

Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës!./Express


Shtuar 23.10.2021 09:03