Moldavia ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme për të reduktuar mungesën e gazit, pas rritjes së çmimit të vendosur nga furnizuesi i saj rus, në një kohë krize në Evropë.
“Ne po përballemi me një situatë kritike”, tha kryeministrja moldave Natalia Gavrilita në parlamentit moldav.
Moldavia, një vend i varfër me 2.6 milionë merr gazin e saj natyror nga Rusia përmes kompanisë ruso-moldaviane Moldovagaz, 51% e së cilës është në pronësi të gjigantit rus Gazprom.
Në tetor, Gazprom rriti çmimet e tij për Moldavinë në 790 dollarë për 1000 metër kub nga 550 dollarë në atë kohë, pasi Evropa përballet me një krizë gazi kryesisht për shkak të rifillimit të aktivitetit ekonomik pas pandemisë.
Vendet evropiane kanë fajësuar Moskën për përkeqësimin e krizës duke refuzuar të furnizojë sasi shtesë gazi, akuza që Rusia i mohon./albeu.com