Fonseca shumë pranë emërimit si trajner i Newcastle

Spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë mbi pozitën e trajnerit te Newcastle United, ku skuadra angleze këtë javë shkarkoi Steve Bruce pa humbjes 3:2 kundër Tottenham Hotspur.

Newcastle tani ka pronarët me pasurinë më të madhe në botë, të cilët pas shkarkimit të Bruce, detyrën e trajnerit përkohësisht e kanë lënë në duart e Graeme Jones.

Por, gazetari i njohur Fabrizio Romano raporton që ish-trajneri i Romas dhe Shakhtar Donetsk Paulo Fonseca është i gatshëm që të jetë trajneri i radhës për Newcastle.

Po ashtu, raportohet që krerët e klubit anglez janë ende duke shqyrtuar opsionet e tjera, ku edhe janë demantuar zërat se mund të ketë interesim për trajnerin italian Antonio Conte.

Në anën tjetër, pas dështimit të bisedimeve verën e kaluar me skuadrën e Tottenham, Fonseca dëshiron me çdo kusht të ketë shansin e tij që të jetë trajner në Premier Ligën angleze.


Shtuar 22.10.2021 18:47