Ironia e fatit! Ç’shkruante në rrjete sociale aktori që vrau dje kineasten

Lajmi se aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico tronditi mbarë botën.

Mirëpo, vite më parë si për ironi të fatit, aktori kishte drejtuar një pyetje në “Twitter”, përgjigjen e së cilës për fat të keq e mori së fundmi.

“Pyes veten se si është të vrasësh dikë pa dashje” – kështu shkruante aktori i njohur Alec Baldwin, në një postim të tij në twitter, vite më parë.

Nëpërmjet këtij statusi, ai i referohej një ngjarje të ndodhur në vitin 2017, në momentin kur policia qëlloi për vdekje një të dyshuar.

Këtë gjë e përjetoi vetë aktori teksa qëlloi për vdekje gjatë xhirimit të një filmi kineasten dhe plagosi regjisorin.

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e marra, ndërsa Souza, 48, u dërgua me ambulancë dhe po merr trajtim.

“Zoti Baldwin u mor në pyetje nga detektivët. Ai dha deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai erdhi vullnetarisht dhe ai u largua nga ndërtesa pasi mbaroi intervistat e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe asnjë arrestim nuk është bërë”, tha zëdhënësi i sherifit të Santa Fe, Juan Rios për AFP.


Shtuar 22.10.2021 14:10