LIVE/ Rama në mbledhje me kryetarët e Bashkive, kush është ministrja në krah të tij (VIDEO)

Kryeministri Rama ka nisur mbledhjen me kryebashkikët e vendit, në krah të ministres së Turizmit dhe Mjedisit. Mirela Kumbaro. Tema kryesore e këtij takimi duket të jetë, pastrimi dhe menaxhimi i mbetjeve urbane.

Sipas ministres,  duhet të bëhet më shumë punë për pastrimin e mbetjeve dhe mjedisit, dhe se që sot duhet të nisë puna për sezonin e ardhshëm turistik.

Mirela Kumbaro: Ku jemi sot me pastrimin e mjedisit ku jetojmë, është detyra jonë që ti administrojmë, e vetmja mënyrë që nuk e shpikim ne rrotën, për ti përballuar dhe menaxhuar është duke i trajtuar ato dhe duke i ricikluar. Nëse vazhdojmë pa këto parime do të jenë më të mëdhaja se komuniteti që jeton. Mjafton të sjellim në vëmendje, dhe harrojmë se si e morëm situatën në territor 8 vite më parë.

Me të dhënat e INSTAT në 2013 rreth 50% e mbetjeve hidheshin në kosha, ndërohë që pjeaa tjetër hidhej ku të mundej. Nga 15% që hidheshin në kosh vetëm 16% e tyre organizoheshin për tu çuar në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Pastrimi i territorit nuk është vetëm merr nga koshat dhe hidhi diku, landfillet apo inceneratorët janë mbetja. Ka pasur vetëm dy pika fundore, sot kemi 6 impiante trajtimi. Është një territor i ndarë në 7 zona, janë 6 impiante që mbulojnë 74% të mbetjeve që prodhohen. Trashëguam një situatë kaotike, kemi mbetje që i trashëgojmë nga përpara viteve 90, reforma territoriale na tregoi se çfarë masakre ishte bërë me mospasrtimin e mbetjeve nga komunat.

Pa folur që për sa herë fryheshin lumenjtë dhe përrenjtë, mbetjet përfundonin në det. Kjo temë nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e debateve publike.

Në momentin që flasim është duke u ndërtuar landfilli i Vlorës, Maliqit, landifilli i Elbasanit që është duke u ndërtuar, inceneratori i Fierit, i Tiranës dhe Durrësit, që theksoj do të përfshijë të gjitha bashkitë.

Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkive, ama halli, pasojat e mira dhe të këqija janë të të gjithë qytetarëve. /albeu.com/