Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, është shprehur se Turqia mund të dëbojë ambasadorët e diosa vendeve, përfshi ata të SHBA-së e Gjermanisë.
Si shkak për këtë vendim, Erdogan shkaku i komenteve të tyre për ndalimin dhe gjykimin e filantropit e biznesmenit, Osman Kavala.
“I thashë ministrit tonë të Jashtëm se nuk mund ta kemi luksin që t’i mbajmë ata (ambasadorët) në vendin tonë”, tha të enjten presidenti turk para gazetarëve.
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re të hënën publikuan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për lirimin e Kavalasë, duke pretenduar se rasti ndaj tij hedh hije mbi Turqinë në liritë dhe të drejtat e individit.
Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i thirri në raportim ambasadorët e këtyre shteteve, shkruan TRT dhe diskutoi me ta rreth asaj që do të ndodhë në të ardhmen./albeu.com/