Ekspertët tregojnë se çfarë duhet t’i thoni dikujt që ka kancer gjiri

Ka raste kur edhe njerëzit me empatikë – ata që gjithmonë gjejnë gjënë e duhur për të thënë – gjenden në vështirësi për të gjetur fjalët. Komunikimi me dikë që ka kancer gjiri mund të jetë një prej këtyre rasteve.

Dr. Shanthi Gowrinathan, një psikiatre e specializuar në psiko-onkologjinë në Institutin e Kancerit John Wayne, tregoi për Healthline se “ne e lidhim kancerin me një frikë të jashtëzakonshme dhe mendime të vdekshmërisë”. Thënë kjo, është e vështirë të flasësh me dikë që ka kancer dhe mbi të gjitha të dish se çfarë t’i thuash.

Sipas ekspertëve, ka rëndësi që ta përqendroni bisedën rreth asaj që besoni se i duhet personit tjetër. Ja çfarë mund të thoni:

1. A do të flasim për këtë?

Ju mund të mendoni që kur dikush ju thotë se ka kancer, dëshiron të flasë për diagnozën. Por ndoshta edhe nuk do. Nëse nuk duan, mos e merrni personale dhe lëreni derën e hapur për të diskutuar më vonë.

2. Jam këtu për ty. Po të dëgjoj.

Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bëni është ta lini atë të flasë. Të gjithë kanë nevojë të dinë se mund të dëgjohen. Të folurit ndihmon në qetësimin e ndjenjave dhe mendimeve.

3. Si mund të të ndihmoj?

Një diagnozë e kancerit të gjirit mund të ndryshojë rutinën normale të një personi. Kjo pyetje ka shumë rëndësi.

Kini parasysh se këshillat e pakërkuara, edhe nëse keni pasur kancer vetë, shpesh janë me qëllim të mirë, por nuk merren mirë nga pala tjetër. Përvojat janë të ndryshme. Nëse doni të ndani rekomandime dhe përvoja, lëreni personin tjetër të vendosë nëse do t’i dëgjojë.

Tregoni kujdes edhe me fjali të tipit “E marr me mend si ndihesh”. Jo, ju nuk e dini kurrë se si ndihet tjetri dhe fjali të tilla mund të minimizojnë përvojën e tyre dhe të ndikojnë negativisht.


Shtuar 20.10.2021 15:58