Ndryshime të reja priten në Policinë e Shtetit.
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano do të dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në orën 13:00.
Pritet që të ndryshoje drejtuesit e policisë në qarqe dhe komisariate, por edhe në departamente të Drejtorisë së Përgjitshme, emrat e të cilëve do t’i prezantojnë gjatë konferencës për shty
Përpara pak ditësh, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u pyet për afatin 100- ditorë që i ishte lënë Policisë së Shtetit për reformim, nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Çuçi deklaroi se analiza e “100-ditëshit”, po bëhej nga drejtori i ri i Përgjithshëm Gledis Nano, i cili do të marrë në finale edhe vendimet e tij.
Lëvizjet pritet të kapin nga drejtor qarqesh në qytetet kryesore dhe problematike duke përfshirë edhe Tiranën dhe deri te shefa komisariatesh, si dhe ata të Rendit dhe Sigurisë Publike.