OBSH i përgjigjet ashpër Trump: Do të keni shumë viktima nëse vazhdoni kështu!

Pas akuzave të rënda të Trump ka reaguar po aq ashpër OBSH.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar liderët që të mos e politizojnë pandeminë e ckoronavirusit në një kohë kur e gjithë bota duhet të bashkëpunojë.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus po reagonte ndaj komenteve të bëra nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se po mendonte që të ndërpriste fondet për organizatën ndërkombëtare që po lufton kundër COVID-19.

Trump akuzoi OBSH-në se po fokusohej më tepër tek Kina.

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Dr Tedros apeloi që pandemia të mos vazhdohet të politizohet duke e krahasuar si një lojë me zjarrin.

“Ju lutem të mos e ktheni në çështje politike këtë virus. Ai shfrytëzon diferencat që keni në rang kombëtar.

Nëse doni të shfrytëzoheni dhe të keni më shumë trupa, atëherë bëjeni”, – u mbrojt Dr. Tedros ndaj pyetjeve që iu drejtuan për komentet e Presidentit të SHBA.


Shtuar 8.04.2020 18:58