Edhe pse merkatoja përfundoi një muaj më parë dhe nuk do të rihapet deri në janar, drejtuesit e Atletico Madrid vazhdon të punojë.
Pavarësisht kthimit të Antoine Griezmann, “Los Colchoneros” janë ende në kërkim të talenteve sulmuese.
Interesimi për Matias Arezo, i cili luan për River Plate, është rritur kohët e fundit, por Diego Simeone thuhet se ka një ide tjetër gjithashtu.
Sipas “Marca-s”, Atletico është e interesuar për Paul Onuachu. Skautët e klubit e kanë ndjekur disa herë futbollistin dhe duket se u ka pëlqyer. 27 vjeçari ka shënuar nëntë gola me Genk në kampionat që nga fillimi i sezonit. Sulmuesi shtatlartë (2.01 metra) ishte bashkuar klubit belg në vitin 2019 nga Midtjylland. Ai ka kontratë me Genk deri në vitin 2024, çmimi i tij vlerësohet në rreth 20 milionë euro. /albeu.com/