Para disa ditësh Fifi debatoi me Palomën, pasi kjo e fundit e kishte këshilluar Fifin që të tregohej e rezervuar përballë Granitit, mirëpo Fifi nuk e ka marrë në konsideratë, gjë që nuk i pëlqeu aspak Palomës. Ndërkohë Fifi, ka këmbëngulur se ajo mund të bëjë ç’të dojë, duke i kërkuar të mos flasin më për këtë çështje.
Të njëjtën deklaratë e bëri edhe gjatë spektaklit të djeshëm kur u shpreh: “Nuk dua të më ndërhyjë më njeri, bëj ç’të dua me jetën time”.
Edhe pas përfundimit të këtij showt marrëdhënia e tyre vazhdoi të ishte tema kryesore e diskutimit. Beniada e cila disa ditë më parë kishte diskutuar me Palomën mbi faktin nëse kishte apo jo pëlqim për Granitin , e akuzoi gazetaren për ‘’shtrëmbërim’’ të fjalëve me qëllim për të nxitur debat.
“Ti më erdhe mua në tavolinë dhe fillove të diskutojë për Granitin. Të gjitha janë të xhiruara dhe unë do kërkoj të hapen kamerat, në të kundërt unë do të largohem nga shtëpia” – replikoi Paloma.
View this post on Instagram