Tragjike në Tiranë! Gruaja tenton t’i shpëtojë zjarrit duke u hedh nga pallati, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në zonën e Astirit, një pallat është përfshirë nga flakët gjatë natës, dhe një banore, Hava Osmenaj, për t’i shpëtuar zjarrit është hedhur nga lartësia.

Si pasojë ajo ka humbur jetën.

Policia bën me dije se është hedhur bashkë me djalin, Klodjan Osmenaj por ky i fundit ndodhet në spital.

Dyshohet se zjarrin e ka vënë 36-vjeçari, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 08:10