Vranësira dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë, pjesën më të madhe të ditë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të lehta

Sipas MeteoAlb, në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta duke sjellë shira të papërfillshëm në ekstremin jugor-juglindor.

Ndërkohë që temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, ato do të luhasin nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 08:03