Policia në Durrës ka vënë një pranga një 18-vjeçar pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com