Emigrantët shqiptarë të cilët kanë qenë të bllokuar në tokën neutrale në Kapshticë kanë mbërritur në hotelin në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme.
Ata do të karantinohen për 14 ditë si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19 dhe do të jenë në kontroll të vazhdueshëm të mjekëve.
Pasditen e sotme është bërë riatdhesimi i rreth 27 personave, ndërsa pjesa tjetër që janë rezident në Greqi janë rikthyer në shtetin helen.
Personat janë pajisur me mjetet mbrojtëse, ndërsa janë njoftuar edhe mjekët.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se emigrantët do të akomodohen në hotel me shpenzimet e veta.