Policia italiane arrestoi një të ri shqiptar, të moshës 30 vjeçare, pasi u kap me Kokainë.
I riu me profesion berber është kapur nga policia në zonën e Isola del Liri, Frosinone.
Gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet italiane, në makinë atij iu gjet 5 gram kokainë.
Por dje avokati mbrojtës Antonio Ceccani tha se klienti i tij kishte një aktivitet solid ekonomik dhe se nuk kishte nevojë të shiste drogë. Pra, kokaina e gjetur ishte vetëm për përdorim personal.
Gjyqtari pranoi tezën e mbrojtjes dhe liroi e 30-vjeçarin. Po ashtu atij i janë kthyer edhe 280 eurot që iu sekuestruan pasi u arrestua./albeu.com