Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ëhstë shprehur se në një vend si Shqipëria, me të ardhurat me të ulëta në Europë, rritja e çmimeve sjell rënie të fuqisë blerëse e konsumit dhe falimentim të bizneseve.
“Ajo që di çdokush është që energjia elektrike është pjesë e kostos bazë për gjithçka që prodhohet dhe shërbehet, kur ka rritje të kësaj kotoje ajo që vjen është e qartë. Do të rriten më shumë çmimet për të gjithë produktet dhe shërbimet që kosumojmë.Çfarë ndodh në vendin me të ardhura më të ulëta në Europë kur ndodhet përballë çmimeve të larta që vijojnë të rriten. Pergjigjia: Rënie e fuqisë blerëse e konsumit dhe falimentin i bizneseve”, tha Basha.