Momenti kur ylli i Polonisë pi ujë nga shishet me të cilat qëlluan tifozët “Kuq e Zi” (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme n stadiumin kombëtar “Air Albania” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Por një episod i shëmtuar ndodhi në momentin e shënimit nga ana e miqve në minutën e 77-të, pasi tifozët shqiptarë u irrituan dhe nisën të qëllonin me shishe lojtarët polakë, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes për 20 minuta deri në normalizimin e situatës.

Por edhe pas rikthimit në fushë dhe pasi u luajtën minutat e mbetura, tifozët kuqezinj e përsëritën gjestin e tyre duke hedhur shishe nga shkallët e stadiumit.

Pikërisht në këtë moment, portieri i Juventusit dhe i Polonisë Szczesny, bëri një gjest të papritur duke marrë një shishe uji dhe piu nga ajo. Më pas ai duartroket në mënyrë ironike për veprimin e tifozëve shqiptarë. /albeu.com/


Shtuar 13.10.2021 19:50