Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni nga 3.567 teste të kryera janë regjistruar 412 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 207 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 459 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë,  janë regjistruar gjithsej 195.542 raste, prej të cilëve 182.078 janë shëruar, kurse 6.875 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht  janë 6.589 raste aktive me Covid-19. /albeu.com./


Shtuar 13.10.2021 19:44