Parashikimi i motit për sot, në zonat malore priten reshje bore

Dita e sotme ka nisur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore.

Parashikohet që pasditja, të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe zonat qendrore.

Orët e natës do të shtrijnë vranësirat dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar. Në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.


Shtuar 13.10.2021 08:02