Arrestohen 3 persona në Milot pasi nuk i binden dhe dhunuan policin

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë duke i kundërshtuar me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit:

E. L(V)., 25 vjeç, P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Goditje për shkak të dëtyrës”


Shtuar 10.01.2020 16:22