Një Lazio-Inter për të cilën Inzaghi e ka pritur shumë, jo vetëm për një rezultat pozitiv të cilit do i jepte shtysë për kreun e Seria A por edhe sepse do të ketë përball ish-ekipin e tij.
Por kjo sfidë vjen në kohën e gabuar për teknikun italian sepse mund të futet në fushën e lojës pa amerikano-jugorët.
Lautaro Martinez dhe Correa do të jenë në Itali të premten mbrëma, ndërsa Vidal dhe Sanchez priten të vijnë të shtunën në mëngjes.
Inzaghit do i duhej patjetër një fitore me Lazion për të karikuar ekipin me sfidat e vështira që i pret , si ajo me Sherifin, Juventus dhe për ta mbyllur me Milanin më 7 nëntor. /albeu.com