Fitorja e papritur e opozitës “bën për spital” presidentin Çek

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman është sëmurur papritur dhe është dërguar me ambulancë në një spital në Pragë.

Më herët gjatë ditës së sotme Zeman u takua me kryeministrin, Andrej Babis në rezidencën e tij jashtë kryeqytetit çek, për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në ditë më parë.

Zeman votoi nga shtëpia e tij për zgjedhjet parlamentare për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore. Gjendja e tij u përkeqësua pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare. Mediat çeke kanë raportuar se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë.

Spekulimet rreth shëndetit të tij janë, mirëpo drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës, Mirosllav Zavoral, tha më herët se diagnoza e Zemanit nuk do të bëhet publike për opinionin.

Një zëdhënës i presidencës, tha se gruaja e Zemanit, Ivana dhe vajza e tyre, Katerina, janë në spital me të. Në shtator, Zeman, 77 vjeç, qëndroi për tetë ditë në spital, ndonëse nuk u bën të ditura për publik informacionet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./albeu.com