Këto janë zonat ku do të ketë reshje, parashikimi i motit për sot

Vendi ditën e sotme parashikohet të përfshihet nga reshje të dobëta në qarqet Kukës dhe Korçë, por lokalisht mesatare në qarkun e dytë.

Ndërsa, në shumicën e qarqeve të vendit priten reshje lokalisht të dobëta.

Ndërkohë temperaturat maksimale do të shënohen në vendet e ulëta 18 gradë celcius, ndërsa temperaturat minimale në vendet malore 2 gradë celcius.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 18 °C

në vendet e ulëta: 9 / 20 °C

në vendet malore: 2 / 10 °C


Shtuar 6.04.2020 06:13