Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani në një postim në Facebook, ka zbuluar disa sekrete të Ramës.
Kryeministri kohët e fundit është shfaqur si një tifoz i zjarrtë i Juventus, për për Harasanin nuk rezulton kështu.
Ish-deputeti shkruan se Rama kur ka qenë shok me të s’ka bërë kurrë tifo për Juven, por disa skuadra të tjera në Itali, duke filluar nga Inter, Roma e Lacio. Harasani kujton dhe bisedat që ka bërë me Ramën në atë kohë dhe i jep një këshillë që të mos ndryshoj politikat njësoj si skuadrat e futbollit.
“Lexova që qenke tifoz me Juventusin. Kur sapo u bëre Kryetar i PS shkuam nje grup pame nje ndeshje ne Itali. Luante Roma me Milan. Ti dhe nje shoku yne gezoheshit pa fund per Romen. Ai shoku ka ngelur ende me Romen. Mu kujtua sms para shume vitesh. Po dilja nga stadiumi ne Spanje ku Bayern humbi finalen me Inter. Me ngacmoje e shprehje gezimin tend per fitoren e Inter. Te thashe a ishe me Romen dhe me the se je me Interin pasi ka Mourinho.
Dhe duke shkruajtur kete mesazh mu kujtua qe para Romes ke qene me Lazion. Tpakten keshtu the ne nje darke me Lotiton. Tani qenke bo me Juven. Pse o zoteri ke dhe sportin si politikat? Njehere kundra kanabisit, njehere pro. Njehere me te fala Sandrit dhe heres tjeter duke e marre ne tel. Spo e vazhdoj se duhet social distancing”, shkruan ish-deputeti i PS.