Chelsea synon t’i “vjedhë” kapitenin Napolit

Lorenzo Insigne është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Napolin që i skadon në qershor të vitit 2022.

Ekipi italian prej kohësh kanë nisur negociatat me yllin e tyre për të në nënshkruar një marrëveshje të re, megjithatë ende nuk kanë arritur akordin.

Sipas mediave angleze, Chelsea dëshiron ta ketë në ekip Insignen nga edicioni i ardhshëm si futbollistë i lirë.

Trajneri i ‘The Blues’, Thomas Tuchel, beson që italiani është zgjidhja ideale për të shtuar kualitet e ekipit në ofanzivë.

Megjithatë, edhe ekipe tjera si Interi e Juventusi dëshirojnë ta marrin sulmuesit e Napolit me parametra zero në fund të edicionit.

Insigne këtë edicion ka realizuar dy gola e tre asistime në nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.


Shtuar 6.10.2021 18:53