Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic beson se skuadra e tij do të arrijë të fitojë titullin e Serie A këtë sezon.
Milani e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, ku momentalisht renditet në vendin e dytë pas 7 ndeshjeve të para.
40-vjeçari gjithashtu ka folur edhe për kthimin e tij në fushë, pasi momentalisht po vuan një dëmtim.
“Në moshën 40 vjeç, ndihem i ri. Një vit tjetër ka kaluar dhe unë jam vetëm duke pritur të kthehem në fushë”.
“Unë kam vetëm probleme të vogla, të cilat po zgjidhen”.
Në pyetjen se kush do ta fitojë titullin ai tha: “Në cilin ekip luan Ibra, te Milani? Pra ne do ta fitojmë”, pëfundoi Zlatan Ibrahimovic.
Ibrahimovic u kthye te Milani në Janar të 2020 dhe ka ndihmuar që klubi të kthehet sërish në lavdinë që e kishte dikur. /albeu.com