Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të paraqesë para qytetarëve programet me projekte konkrete për të gjitha komunat, të bazuara në agjendën e blertë dhe pesë përbetimet e saj. Besnik Osmani, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë komunal në Komunën e Tearcës në konferencën e sotme për shtyp ka prezantuar programin e projektuar katërvjeçar për vazhdimësinë e zhvillimit të Tearcës.
Programi i përpiluar për zhvillimin e Tearcës dhe jetën cilësore të banorëve të saj ka në fokus përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rekonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimit dhe ujitjes, menaxhimin e mbeturinave, gasifikimin, arsim cilësor, mbrojtje më të madhe shëndetësore dhe shumë sfera të tjera të jetës shoqërore.
Ai ftoi qytetarët që me 17 Tetor të votojnë numrin 3 dhe të rreshtohen në përkrahje të kandidatit për kryetar të komunës së Tearcës Nuhi Neziri dhe listës cilësore të kandidatëve për këshilltarë komunal.
Në vazhdim po ua përcjellim fjalimin e plotë nga konferenca e sotme për shtyp:Të nderuar qytetar,Të nderuar përfaqësues të mediave,Mirë se erdhët në konferencën e sotme për shtyp në të cilën do të prezantojmë Programin e Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Tearcës.Komuna e Tearcës do të vazhdojë të jetë në fokusin tonë në mandatin katër vjeçar pas fitores në në Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.Një komunë e blertë ashtu siç është edhe Agjenda jonë e blertë, është vënë në prioritet tek ne, pasi që duhet të çojmë në vend amanetet dhe obligimet që kemi marrë dhe duke u përmbajtur pesë përbetimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim.Më lejoni që në vazhdim të elaboroj në pika të shkurta disa nga projektet të cilat janë në Programin e Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Tearcës. Ky Program parasheh projekte nga sfera e infrastrukturës, arsimit e shëndetësisë, mbrojtjes sociale e deri tek mjedisi jetësor, rinia, sporti, kultura e bashkëpunimi regjional .
Të dashur qytetar,Do të ndërtojmë komunë moderne e të zhvilluar, me kompetenca më të mëdha e më tepër financa, transparente e të përgjegjshme, si dhe rajone me zhvillim të barabartë.Buxheti komunal do të miratohet me konsultime paraprake publike me qytetarët. Do të prezantohen projektet para qytetarëve. Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë bazë e punës sonë, me çrast do të publikohen të gjitha raportet dhe transakcionet financiare.Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për përmirësimin e klimës së biznesit, gjë për të cilen siguron mbrojtje të investitorëve, zbatim të përpiktë të marrëveshjeve, lehtësimin e procedurave të marrjes së lejeve, regjistrimit dhe kushteve të volitshme për biznes.
Me theks të veçantë do të insistohet për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në bashkëpunim të ngushtë me institucionet tjera për të krijuar një siguri dhe vazhdimësi në investime të tilla me mjete të parapara për realizimin me sukses të projekteve të këtilla.Platforma jonë do të mbështetet në zhvillimin, finalizimin dhe përfundimin e shumë projekteve e veçanërisht në:-Infrastrukturën Rrugore– Infrastrukturë komunale – si rrjeti i ujësjellësit të pijshëm, rrjeti i ujërave fekal, rrjeti i ujërave atmosferike, rrjeti i sistemit për vaditje– Grumbullimi i mbeturinave– Riciklimi i të gjitha mbeturinave– Rrjeti energjetik– Gasifikimi.Rëndësi të veçantë kanë projektet të cilat mundësojnë kyçjen e rrjetit primar rural në rrugën magjistrale Tetovë-Jazhincë.
Përmirësimi dhe modernizimi i të gjithë rrjetit të infrastrukturës për zhvillim normal të transportit të njerëzve dhe mallrave.Në kuadër të ndërmarrjes publike me plan aksional do të parashihet edhe themelimi i njësisë për shuarjen e zjarreve e cila mund të jetë edhe ndërkomunale duke krijuar një dimension të ri të bashkëpunimit midis dy ose më shumë komunave.Pasuritë kulturoro-historike paraqesin identitetin jo vetëm të vendit por edhe të vetë qytetarëve të cilët gravitojnë në këto hapësira. Të njejtat paraqesin resurse të cilat duhet ruajtur dhe zhvilluar që të jenë të shfrytëzueshme.Këto vlera janë ruajtur dhe kultivuar duke themeluar institucione të kultivimit të tyre me disa shoqëri kukturoro-artistike dhe organizime qytetare të cilat përcjellin vlerat tek brezat e ardhshëm.Në fokus të punës tonë do të jetë bashkëpunimi me të gjitha organizatat jo qeveritare, fondacione apo forma tjera të organizimit civil do të insistohet që këto programe të mbështeten në të gjitha drejtimet për të krijuar një relacion të drejtë të bashkëpunimit të ndërsjellë që të senzibilizohen qytetarët dhe institucionet për veprimtarinë dhe rolin e vetë organizatave në shoqërinë tonë.Të nderuar qytetarë,Këto ishin vetëm disa nga zotimet tona si bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për jetë më cilësore të banorëve të komunës së Tearcës.Zgjidh jetë, voto blertë! Rrethoni numrin 3!. /albeu.com/