Kryemininistri Edi Rama vijon të komunikojë masa shtrënguese për të mos përhapur koronavirusin.
Mbrëmjen e kësaj të premteje, kreu i qeverisë ka zbuluar nëse ai e ka bërë tamponin e koronavirusit.
Në një bisedë me skype për “Zonë e Lirë”, ai mohoi, duke sqaruar se tamponi bëhet me urdhër.
“Unë mendoj se tamponi bëhet me urdhër të ekipit të ekspertëve dhe duhet të bëhet për ata që janë pjesë e ndjekjes së zinxhirit të strategjisë”, deklaroi kryeministri.