Kryebashkiaku Dritan Leli është shprehur se zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë ka qenë një incident.
Leli reagoi përmes një deklarate për shtyp, ku u shpreh se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se të gjithë sektorët vartës të Bashkisë po punojnë për normalizimin e situatës.
Ai nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e fundit të Këshillit Bashkiak për shtyrjen e cështjes lidhur me shtimin e fuqisë punëtore për landfillin e Sherishtës 3 ditë më parë.
Kujtojmë se zjarri kishte shkaktuar tym në të gjithë lagjen dhe banorët u shprehën mjaft të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe situatën kaotike të krjuar në zonë./albeu.com