I vodhi me dhunë portofolin me një sasi parash një shtetasi, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari.
Gjithashtu ky shtetas ka vjedhur një sasi parash edhe në një lokal në fshatin Margëlliç, Patos.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe arrestuan shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Patos (i dënuar më parë për “Vjedhje”), pasi mbrëmjen e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit V. Sh.
Gjithashtu, po atë natë, ky shtetas ka marë një sasi parash edhe në lokalin e shtetasit O. P në fshatin Margëlliç, Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.