Ka ndërruar jetë gjatë natës shqiptarit të cilit iu bë atentat në Greqi, mbrëmjen e djeshme.
Shqiptari me origjinë nga Vlora, pronar i një klubi nate, si dhe nën hetim për drogë dhe prostitucion, u qëllua teksa hante bukë në një lokal të zonës, me 4 plumba, dy në kokë e dy në bark.
Mediat greke kanë publikuar foto nga vendi ku u qëllua me katër plumba shqiptari 38-vjeçar.
Në fotot e publikuara shihet se si ambientet e barit “DejaVu” janë të rrethuar nga shiritat e policisë.
Në tokë shihet edhe copëza të thyera nga gotat apo sendet që kishte në tavolinë shqiptari, të cilat po i konsumonte.
NGJARJA:
Ai ishte ulur në këtë lokal në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, në Athinë, rreth orës 21:00 të natës së kaluar kur u qëllua nga një person ende i paidentifikuar.
Shqiptari u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë gjatë natës.
Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije, por 38-vjeçari rezulton të jetë një person i njohur për policinë pasi ka qenë nën vëzhgim për trafik dorge e shfrytëzim prostitucioni në klubin e natës që zotëronte. /albeu.com/