Aksident i rëndë në Elbasan, plagoset një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan mëngjësin e sotëm.

Një person është plagosur rëndë gjatë një aksidenti të regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin Elbasan-Metalurgji.

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

I plagosuri është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariatin e Elbasanit.  /albeu.com/


Shtuar 4.10.2021 08:51