“Alo, policia”, si u kap vlonjati që shpërndante “mall” pa pyetur për shtetrrethim

Kapet ne flagrance nje i ri ne Vlore, pas operacionit antidrogë “Porcion”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.droga

Policia ben me dije se kishte informacione të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkoitke.

Të lidhura

None found

Pas kesaj specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.

NJOFTIMI

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë goditën një tjetër rast të shprëndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkoitke, specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehura 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 3.04.2020 07:21