4 vdekje dhe 56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëv etë fundit në Kosovë janë regjistruar 4 vdekje nga COVID-19 dhe 56 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar 281 persona, teksa numri i rasteve aktive është 2,330.

Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 14,149 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë administruar 1,357.810 doza të vaksinave. Të vaksinuar me dozën e dytë janë 551,601 persona./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 15:13