Giovanni Alosi, 47 vjeç, trajner i Carpignano në kategorinë e parë italiane, ka reaguar pas dëbimit me 5 vite për shkak se goditi gjytarin e ndeshjes.
Gjyqtari ishte afruar dhe kishte nxjerrë kartonin e kuq për protesta të tepruara, por ai shkoi drejt tij me kërcënim dhe pas disa britmash ai e goditi me grusht në fytyrë.
Kjo është ajo që ndodhi të dielën e kaluar në zonën e Novaras gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë midis Oleggio Castello dhe Carpignano shkruan La Gazzeta dello Sport.
Ish-trajneri tani nuk do të jetë në gjendje të ketë një rol zyrtar të njohur nga FIGC, në stol apo diku tjetër, deri më 30 shtator 2026.
Pas lojës, kur skena ishte parë tashmë në të gjithë Italinë, ai kishte siguruar se “çfarëdo që të jetë skualifikimi im”). “Kam pasur një ndërprerje, kam turp për atë që kam bërë dhe kërkoj falje,” shtoi ai.
Për klubin e tij pas humbjes 3-0u vendos dhe një gjobë prej 200 eurosh. /albeu.com/