Beteja për financat e Britney Spears, i ati kërkon miliona dollarë dëmshpërblim

Beteja e Britney Spears me babain e saj, Jamie po shtrenjtohet. I ati i saj i ka kërkuar këngëtares të paguajë faturat ligjore pas proceve të shumta gjyqësore. Sipas PageSix, Jamie Spears ka paraqitur dokumentet, ku kërkon që e bija të paguajë shumën prej më shumë se 2 milionë dollarësh, përfshirë dhe avokatëve të tij.

“Nëse miratohet nga gjyqtari, këto para do të vijnë nga pasuria e Britney, që do të thotë se ajo në thelb do të paguante avokatët e babait të saj për ta luftuar atë në gjykatë,” thotë një burim pranë Britney për Page Six. Kjo shifër që kërkohet nga James janë për shërbimet e kryera midis nëntorit 2019 dhe shkurt 2021.

“Rrethi i ngushtë i Britney mendon se është kjo shumë që kërkohet është e tepruar.”, shtoi burimi. Jamie ka mbikëqyrur pasurinë miliona dollarëshe që nga shkurti 2008 pasi u shtrua në spital për trajtim psikiatrik. Ai gjithashtu lishte kontroll mbi punët e saj personale, përfshirë kujdesin mjekësor.


Shtuar 1.04.2021 14:34