Më shumë se 100 të burgosur janë vrarë në një luftë vdekjeprurëse brenda një burgu në qytetin portual të Ekuadores, Guayaquil.
Për të identifikuar viktimat duhen disa ditë, ndërsa të afërmit e të burgosurve presin më të keqen.
Që nga marsi i 2020 në Guayaquil nuk mbidheshin kaq shumë njerëz sa janë bledhur para morgut të afërmit e atyre që ndodhen në qeli.
Kur Presidenti Guillermo Lasso njoftoi se numri i të vdekurve ishte rritur, dhjetëra familje nxituan në laboratorin mjekoligjor ku po merreshin trupat e viktimave. Ata duan të zbulojnë se ku janë të dashurit e tyre dhe, nëse ata janë akoma gjallë.
Ata ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe ankthi i tyre sa vjen e rritet ndërsa dëgjohen sërish shpërthime në abinetet e burgut famëkeq.
Lufta mes bandave kundërshtare nisi dy ditë më parë dhe shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës./albeu.com