Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Bjellorusi, ku janë regjistruar 2 viktima.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si policia tenton të futet në shtëpinë e një personi që dyshohej se kishte zhvilluar protesta kundër Lukashenkos.
Pasi arrin të hapin derën, policët futen me shpejtësi në apartament dhe nisin të kërkojnë për të riun, por ky i fundit, ishte duke i pritur me armë. Ai i është kundërpërgjigjur duke qëlluar duke lënë kështu të vdekur një polic.
Ndërkohë policia ju kundërpëgjigj me armë duke lënë të vdekur të riun, fill pasi ai vrau oficerin./albeu.com