“Një këngë që bashkon shpirtrat”, Rama e nis ditën me mesazhin frymëzues të artistëve shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që mëngjesin e sotëm ta nisë me këngën që artistët shqiptarë kanë bërë si dhuratë në këto idtë të vështira.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky është një video-mesazh të goditur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES

Me një këngë që bashkon dhe artistët të cilët bujarisht na kanë bërë këtë dhuratë shpirtërore, kaq të goditur në këtë kohë të mallkuar, të cilën vetëm me forcën e shpirtit shqiptar do ta kalojmë. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2020 06:21