Shtetasi i dyshuar si vrasësi i oficerit të policisë në Lezhë, sipas informacioneve, nuk është larguar ende nga vendngjarja.
RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle të imtësishme për gjetjen dhe prangosjen e tij.
Nga ana tjetër edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu bashkë me drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocajn po shkojnë në vendngjarje.
Një grup i posaçëm është ngritur për këtë ngjarje që çoi në vrasjen e policit gjatë një kontrolli në zonën e mbrojtur të Kune-Vain për kultivim kanabisi./albeu.com