Adhuruesit e modës në kanë festuar javën e modës në të gjitha kryeqytetet botërore të saj.
Mbrëmjen e djeshme “Fendi x Versace”, morën vëmendjen e gjithë botës pasi dy emrat e mëdhenj të modës u bënë bashkë për një kreacion unik që u shfaq në sfilatën e rrallës në Javën e Modës në Milano.
Titulluar “VERSACE BY FENDI – FENDI BY VERSACE”, Donatella dhe Silvia Venturini Fendi, ndërruan rolet për t’u frymëzuar nga vizioni i njëri-tjetrit.
Mes yjeve të shumtë që ishin pjesëmarrës për të parë se çfarë kishin gatuar dy yjet e mëdhenj ishte edhe çifti Chiara Ferragni dhe Fedez.
Ky i fundit postoi në “Instagram” një foto me Gigi Hadid. “Ti më bën ta dua të ardhmen”- shkroi Fedez krah fotos.
Mirëpo, gjithnjë vëmendjen e mori komenti i Chiara-s, e cila shkroi “Ti më bën të dua divorcin”.
Komenti i saj ka shkaktuar shumë të qeshura dhe ka marrë shumë pëlqime.
Sigurisht, e gjitha është në kontekstin e një shakaje./albeu.com