Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e nesërme do të vizitojë Kosovën në një viztë një ditore zyrtare.
Mësohet se Rama ditën e sotme do të jetë në Kosovë ku do të takohet me liderë partish dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Mbërritja e tij do të bëhet në ora 08:30, derisa pritja ceremoniale bëhet nga ora 08:50 deri në 09:00.
Nga ora 09:10-11:40 do të zhvillohet takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare.
Nga ora 10:50-11:30 do të ketë takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Nga ora 11:40-12:10, do të ketë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Dhe nga ora 12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj./albeu.com