De Biazi i lumtur për ndihmën ndaj Italisë: Shqipëria ka zemër të madhe (FOTO LAJM)

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtes kuqezi, ka folur për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i fundit i qeverisë shqiptare, që dërgoi në Breshia 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit.

“Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka. U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë. Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të tillë. është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.”.

“I kam dërguar një mesazh Edi Ramës për të nënvizuar gjestin human nga ana e tij dhe e popullit shqiptar. I thashë se jam krenar për shembullin që i dha botës. Ai u zgjodh kur unë isha në krye të Kombëtares, menjëherë vumë kontak dhe lindi një miqësi e mirë”, tha De Bizai.


Shtuar 31.03.2020 21:28