Chelsea gati të japë Kepan dhe para për Donnarumman

Kepa Arrizabalaga nuk është më portieri titullar i Chelsea-t. Në muajt e fundit, trajneri Frank Lampard ka preferuar mes shtyllave veteranin argjentinas Willy Caballero dhe për këtë arsye portieri i kombëtares spanjolle mund të vendosë të largohet nga Blutë e Londrës.

Sëfundmi në media kanë qarkulluar zërat për një interesim të Chelsea-t për Donnarumman dhe madje mediat angleze shkruajnë se për të bindur Milanin drejtuesit e klubit londinez mund t’u ofrojnë si shkëmbim kuqezinjëve kartonin e Kepa Arrizabalagës plus një shumë të majme parash.

Ky i fundit u ble nga Chelsea në verën e vitit 2018-të për shifrën rekord të 80 milionë eurove dhe është portieri më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli.


Shtuar 31.03.2020 14:23