Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri, mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Mësohet se policia ka arrestuar shtetasin Sami Veliu për plagosjen e vëllait të tij Faik Veliu, 65 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e sotem në fshatin Ngurrëz e Vogël.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lushnje:
Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.
Autori eshte shtetasi Sami Veliu, vellai i 65 vjeçarit
Gjithashtu eshte gjetur dhe sekuestruar dhe arma e zjarrit me te cilen autori kreu plagosjen.
Me vone do kete njoftim te plote per rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/