Bënin “drift” mes Lezhës e videot i postonin në rrjet, e pësojnë keq dy të rinjtë në Lezhë (VIDEO)

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht dy të rinj dhe janë gjobitur me nga 40 mijë lekë të reja për secilin.

Dy të rinjt bënin “drift” me makina në mes të qytetit, ndërsa videot i postonin në rrjetet sociale.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Njoftimi i Plotë

DVP Lezhë

Bënin drift me makina në mes të qytetit dhe më pas postonin video në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Lezhës identifikon dhe procedon penalisht 2 drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, Lezhë, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve. /albeu.com/

 


Shtuar 23.09.2021 08:40