“Këtu në Shkodër na ka ngec sharra në gozhdë, se pse gozhda është një lloj gozhde që s’ka sharrë e çekiç që i bën derman e prej 30 vite ndryshket dhe than trurin e njeriut të kthyer në tifoz pa lidhje të politike ne rastin konkrete të PD, duke i dhënë mbështetje pa kushte…”
Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ku vazhdon turin e takimeve, me tone të ashpra akuzoi politikën e djathtë që ka drejtuar këtë bashki prej vitesh.
Rama tha se me bashkinë e Shkodrës u ka ngecur sharra në gozhdë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë “ me tifozllëk”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Kënaqësi që jemi këtu se të bën të ndihesh si jashtë shtetit, se nuk është dhje aq e vështirë mjafton të shohësh pasuritë që Shkodra ka për të kuptuar që është si kudo jashtë. Ndryshimi fillon atje ku është dora e zotit , që këtu ka qenë një dorë e mbrapshtë për shumë vite që ka bërë që Shkodra të jetë më e prapambetura, krahasuar me bashkitë e tjera, jo vetëm të majta, si në Tropojë për shembull.
Këtu në Shkodër na ka ngec sharra në gozhdë, se pse gozhda është një lloj gozhde që s’ka sharrë e çekiç që i bën derman e prej 30 vite ndryshket dhe than trurin e njeriut të kthyer në tifoz pa lidhje të politike ne rastin konkrete të PD, duke i dhënë mbështetje pa kushte.
Njëra palë ulëret, ngre gishtat, mallkon shan , bën rrëmujë po në fakt në aspektin e filozofisë qeverisëse, pala që është antikomuniste dhe anti fashiste është PS, në sensin antitotalitare dhe dogmave, që janë të papranueshme për botën që jetojmë. Por kjo nuk u intereson qorrave që kanë sytë në ballë, që janë tap prej 30 vitesh, të zhytur e të mbytur në pluhur.
Unë s’dua të shfajsojmë veten , Shkodra është me shumë se kaq një fletë votimi, pjesë e kulturës.
Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm . Nuk kanë më shumë se sa Shkodra ato qytete që janë në proces transformimi.
Por shikoni çfarë frymë pozitive kemi ndërtuar këtu, tamam si një vend në Itali dhe Zvicër, dhe është e mundur që dhe pjesa tjetër e Shkodrës të bëhet kështu. E pengojnë shurdhët dhe qorrat e marrosur nga tifozeria partiake,japin votën pas britmave dhe sherreve.
Ne nuk jemi pa borxhe me Shkodrën dhe jam këtu që t’ju them, që nëse doni të shlyejmë borxhet na jepni mbështetjen.
Dhe për të mbështetur Shkodrën kemi ardhur vërdallë kufijve të vendosur nga një bashki qorre, shembull i injorancë, prapambejtje, inertësisë, duke shkuar qorrazi drejt së ardhmes.
Kemi ndërtuar rrugën Velipojë Shkodër e bëmë ne, premtim vitesh, edhe me stadiumin e ri.
Ata duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje se kështu mbretërojnë pa probleme, me përçarje dhe urrejtje, duke mos lënë xham pa thyer e thirru poshtë komunizmin. Komunizmi i kujt, ai ka vdek, është një imagjinatë e sëmurë e tyre, ka vdekur dhe mban peng gjithë miletin këtu, ata që harrojnë se këtu nuk është puna si Vllaznia, por Vllaznia është për ditën e dielën, ndërkohë shteti është për çdo ditë, dhe nuk mund të shkosh të votosh sikur do bërtasësh në stadium ditën e dielë.
Dhe Shkodra ka mbetur peng i idiotisive 30 vjet, me idenë që po i reziston komunizmit që ka vdek.